/

Ky është serbi i arrestuar për vrasjen e dizajnerit të Rolls Royce në Gjermani

Një serb 22 vjeçar është arrestuar në Francë, pasi i njëjti dyshohet për vrasjen e një dizajneri të Rolls Roys në Gjermani javën e kaluar.

Ai dyshohet se e vrau me thikë Ian Cameron, stilisten legjendar të Rolls Roys, jashtë shtëpisë së tij në Amerssee në Bavari më 12 korrik.

I dyshuari serb, ishte arratisur në Francë, dhe është filmuar disa orë para vdekjes së Cameron në një supermarket jo shumë larg vendit të krimit, raportojnë mediat gjermane, transmeton Ballkani.info.

Mbet ende mister motivi i krimit, sipas mediave gjermane gjatë sulmit dyshohet se nuk është vjedhur asgje

“Është shumë e rrallë që dikush t’i bie ziles, të sulmojë një qiramarrës dhe më pas ta godasë me thikë. Në të shumtën e rasteve, në krime të tilla ka gjithmonë një marrëdhënie mes autorit dhe viktimës”, tha një oficer policie për Bild.

Serbi u arrestua të enjten në Paris nga forcat speciale franceze. Ai nuk ka bërë rezistencë gjatë arrestimit.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.