Anëtari i Komisionit për Çështje të Sigurisë njëherësh deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli, ka folur pas rastit të fundit ku u vra polici serb dhe të dyshuar janë vellezërit Faton dhe Artan Hajrizi.
Dugolli tha se duke marrë parasysh qëndrimin armiqësor të Serbisë, e sidomos pas rastit të fundit, është mirë që mërgimtarët të evitojnë rrugtimin përmes Serbisë.
Ai tha se Serbia është një shtet jonormal.
“Duke marr parasysh qëndrimin armiqësor të Serbisë kundër Kosovës, e sidomos tani pas situatës së krijuar të vrasjes së Policit serb në rrethana ende të pasqaruara, mergimtarët tanë është mirë që te evitojnë sa më shumë rrugëtimin nëpër Serbi. Këtë apel e bëj për shkak që Serbia vazhdon jet një shtet jo normal dhe sidomos kur ka zhvillime të ngjashme siç është rasti i fundit” tha Dugolli për Gazeta Blic