“Çka u bo more kështu, sa pshtoj Ramabaja, hini Rroni në burg”, ka shkruar Syla.
Policia sot e ka shoqëruar Gjinovcin në stacion, pas një aktiviteti në kuadër të Organizatës për Rritjen e Cilësisë në Arsim, e Syla e ka komentuar këtë.
Gazetari Valon Syla për një kohë e ka pasur rival debati aktivistin Rron Gjinovci. Nuk kanë munguar as ngacmimet mes dyshes popullore të analistëve.
Gjinovci dhe aktivisti Dibran Hoxha u shoqëruan sot në stacionin policor, ku u intervistuan për pengim të punës së profesorit Bujar Dugolli.
“Pas aksionit të sotëm, në vend që të largohet nga objekti plagjiatori Bujar Dugolli, u larguan aktivistët që po e pengojnë plagjiaturën. Kjo e tregon fytyrën e vërtetë të sistemit arsimor, sistemit të hetimeve dhe drejtësisë në Kosovë”, është thënë sot në reagimin e ORCA-s.
Dy aktivistët janë liruar pasi u intervistuan stacionin policor në Prishtinë.