“Në ditën e parë të vizitës sime zyrtare, zhvillova takime të frytshme me partitë liberale të Holandës dhe Belgjikës, në kuadër të forcimit të raporteve tona bilaterale partiake. Në Holandë takova partitë VVD dhe D66, dy nga partitë më të mëdha që përbëjnë qeverinë e këtij shteti. Ndërkaq, në Belgjikë takova përfaqësuesit e Open VLD, partisë që udhëheqë me qeverinë belge. Të tri këto parti janë anëtare të rëndësishme të Partisë Aleanca e Liberalëve dhe Demokratëve për Evropën (ALDE), anëtare e së cilës synojmë të bëhemi edhe ne si PDK”, shkruan Krasniqi.
Krasniqi përmes një postimi në Facebook, është shprehur se partitë VVD dhe D66 në Holandë dhe Open VLD në Belgjikë janë anëtare të rëndësishme të Partisë Aleanca e Liberalëve dhe Demokratëve për Evropën (ALDE), anëtare e së cilës synon të bëhet edhe Partia Demokratike e Kosovës.
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka takuar sot përfaqësuesit e partive liberale, të cilat udhëheqin qeveritë në Holandë dhe Belgjikë.
Në këto takime, PDK ka marrë mbështetje nga liberalët e BE-së për vizionin e ri të saj për të qenë pjesë e familjes së partive liberale.
“Mbështetja e liberalëve të BE-së ndaj vizionit të ri të PDK-së dhe qëllimit tonë për t’u bërë pjesë e familjes liberale, si dhe roli ynë si parti lidere e opozitës në Kosovë ishin pjesë e diskutimeve tona. Po ashtu, biseduam edhe për zhvillimet aktuale dhe aspiratat tona si vend drejt integrimeve euro-atlantike. Fuqizimi i PDK-së në skenën politike evropiane është i nevojshëm dhe në shërbim të Republikës së Kosovës!”, shprehet Krasniqi.
Lideri i PDK-së, Memli Krasniqi po qëndron në vizitë zyrtare, ku gjatë tërë javës, në Bruksel e Washington do të zhvillojë takime me zyrtarë të lartë amerikanë dhe evropianë.