Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë publikoi edicionin e 26-të të Përmbledhjes të Pulsit Publik.
Të dhënat për këtë përmbledhje janë mbledhur nga 17 prilli deri më 7 maj 2024, duke reflektuar opinionin e mbi 1,300 të anketuarve që mbulojnë të tridhjetë e tetë komunat, duke përfshirë zonat urbane dhe rurale, dhe duke përfshirë të gjitha komunitetet e Kosovës.
Një pjesë e Përmbledhjes të Pulsit Publik ka të bëjë me kënaqëshmërinë e qytetarëve me punën e institucioneve të vendit.
Të dhënat tregojnë se mesatarisht 50.1% e njerëzve janë të kënaqur me punën e institucioneve kryesore qendrore të Kosovës.
“Kënaqshmëria me punën e Kabinetit Ekzekutiv u regjistrua në 53.3%, ndërsa me punën e Kryeministrit u regjistrua në 58.3%”, thuhet në Përmbledhjen e Pulsit Publik.
Kënaqshmëria me punën e Kuvendit ishte 52.10%, ndërsa kënaqshmëria me Kryetarin e Kuvendit ishte 64.4%.
Kënaqshmëria me Presidenten është regjistruar në 69%.
Shkalla e kënaqshmërisë me gjykatat ishte 27.1% dhe me Prokurorinë 26.5%.
Raportin e plotë mund ta lexoni KËTU.