Kryeministri Edi Rama ndodhet në Paris, ku mori pjesë në Samitin e Sportit për Zhvillim, që u mbajt në prag të nisjes së Lojërave Olimpike “Paris 2024”.
I shoqëruar nga bashkëshortja Linda Rama, kryeministri u prit në një ceremoni zyrtare nga presidenti i Francës, Emanuel Macron dhe bashkëshortja Brigitte Macron.
Kreu i qeverisë ka ndarë në rrjetet sociale momente nga pritja që i është rezervuar në kryeqytetin e Francës. “Paris, pritja e presidentit të Francës, Emanuel Macron, për liderët e shteteve pjesëmarrëse në Lojërat Olimpike”, shkruan Rama.