/

Falë Distria Krasniqit, flamuri i Kosovës i dyti për nga lartësia në Paris

Flamuri i Kosovës ishte i dyti për nga lartësia të dielën në Paris. Më poshtë se ai ishin flamujt e Brazilit e të Francës. Kjo në saje të xhudistes, Distria Krasniqi, e cila ka fituar medaljen e argjendtë në Lojërat Olimpike Paris 2024. 

Distria Krasniqi u mposht në finale nga xhudistja e Uzbekistanit, Diyora Keldiyorova.

Duke folur pas ndeshjes, Krasniqi ka thënë se fokusimi i saj në gjysmëfinale ndikoi në paraqitjen në finale.

Teksa flamuri i Kosovës ngrehej lart, nënkampionia olimpike e shihte me buzëqeshje atë.

Thirrja e emrit të kampiones, xhudistes nga Uzbekistani, Diyora Keldiyorova, për t’ia dhënë asaj medaljen e artë, ka bërë që Krasniqi edhe të duartrokasë.

Xhudistja kosovare e ka një medalje të fituar në Olimpiadë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.