Xhelal Sveçla reagon pas raportimeve për keqtrajtimin e Miodrag Milicevic, ja qëndrimi i tij

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka reaguar për lajmin se drejtori Ekzekutiv i Organizatës Joqeveritare “Aktiv”, Miodrag Milicevic, është keqtrajtuar nga pjesëtarët e Policisë së Kosovës në pikën kufitare në Jarinje.

Sipas Sveçlës nga vizitat atje dhe takimet me zyrtarët policor, është i bindur me sjelljen shembullore të tyre, por përsëri ka kërkuar raport dhe hetim.

“Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, Milicevic ka kaluar sot në pikën kufitare në Jarinje dhe nuk ka ndodhur asnjë problem, incident e aq më pak dhunë. Për të konfirmuar këtë, zyrtarët tanë policor kanë kontaktuar me zyrtarët kufitar të Serbisë të cilët kanë njoftuar se i njejti nuk ka paraqitur ndonjë shqetësim apo problem gjatë kalimit kufitar”, ka shkruar Sveçla.

Tutje ai ka shtuar se “dua të siguroj të gjithë qytetarët se të gjithë pjesëtarët e Policisë së Kosovës janë në shërbim të të gjithëve pa dallim, për të ofruar siguri. Institucionet tona respektojnë të drejtat e të gjitha komuniteteve që jetojnë e veprojnë në Kosovë, duke garantuar kështu siguri, mirëqenie e barazi për ta”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.