Është mbajtur ceremonia e dorëzim-pranimit të donacionit të CT-së për Klinikën e Radiologjisë në vlerën afër 500 mijë euro dhuruar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia këtë ditë e ka vlerësuar të rëndësishme për shëndetësinë në vend dhe shtoi se pacientët do të marrin shërbime të sigurta përmes teknologjisë më të avancuar në fushën e radiologjisë.
“Për vite me radhë ShBA ka qenë mbështetës i pandalshëm në rrugën tonë drejt zhvillimit. Në kuadër të këtij bashkëpunimi edhe këtë ditë mund të shënojmë si ditë të rëndësishme për shëndetësinë”, tha Vitia.
I pranishëm në këtë ceremoni ishte edhe ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier, i cili po ashtu ka treguar rëndësinë e këtij donacioni.