Lladrovci shprehet i shqetësuar me zhvillimet e fundit, kërkon të mos shkelen këto “vija të kuqe”!

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka komentuar zhvillimet e fundit në vend, si dhe dialogun dhe raportet me Serbinë e ndërkombëtarët.

Si fillim, Lladrovci potencoi se e shqetësojnë sanksionet e vendosura nga BE, derisa përmendi edhe mungesën e njohjeve të reja, veprimet në veri dhe rastin e presidentes Osmani në Shkup.

“Nga problematika e politikës nacionale, më shqetëson mungesa e perspektivës dhe shpërngulja, shqetësim imi janë sanksionet nga BE të cilat i prekin disa projekte të komunës tonë, mos anëtarësimi në Këshillin e Evropës përkundër momentumit, pa njohje të reja, pa miq e aleatë në ballafaqimin diplomatik me armikun tonë shekullor, qasja jo e duhur e jo kompetente ndaj veriut të vendit, është shqetësuese autoriteti i shtetit tonë, edhe policit në aeroport i del rend t’i turret Presidentes, janë disa nga shqetësimet e mia”, potencoi kreu i Drenasit.

Krahas kësaj, ai potencoi se shteti serb nuk e dëshiron zgjidhjen e problemit me Kosovën, derisa kërkoi nga qeveria Kurti koordinim dhe bashkëpunim me ndërkombëtarët.

Në këtë pikë, ai pëmrnedi edhe disa “vija të kuqe”, që nuk duhet shkelur nga askush.

“Dialogu për të ardhur te zgjidhja e përhershme, nuk mendoj se e dëshiron Serbia, dhe këtë letër e luan sa herë popullistëve atje ju duhet vota. Raporti me Serbinë, është letër që luhet më shumë se sa që duhet edhe nga popullistët tanë. Interesi i vendit, dje, e sot, e nesër, mbrohet bashkë me aleatë. Ne pa aleatë nuk do të arrinim as ndërkombëtarizim të çështjes tonë, as çlirimin, as pavarësinë. Në këtë situatë, pragmatizmi dhe koherenca me aleatët, duhet të jetë në vend të parë. Të gjithë duhet ta dinë se historia nuk rishkruhet, jemi vend i pavarur, sovran dhe me vizion euro-atlantik, çdo devijim nga kjo rrugë, ka mjaftë mekanizma për ta ndalur. Këto vija të kuqe, nuk pres t’i shkel askush me mend në krye”, u shpreh Ramiz Lladrovci.

Leave a Reply

Your email address will not be published.