Kastrati: Gjuha e Kurtit ndaj aleatëve në disa nuanca ngjan me gjuhën që serbët përdornin kundër ShBA-së e NATO-s

Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati, ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti për prishje të raporteve të Kosovës me ShBA-të.

Ai ka bërë me dije se Kurti ka arritur t`i bëjë armiq Shtet e Bashkuara të Amerikës.

Në profilin e tij në “Facebook”, Kastrati ka shkruar se Kurti ka arritur të shpërndajë të përkrahësit e tij gjuhën e cila ngjan me gjuhën që serbët përdornin kundër SHBA-së dhe NATO-s.

“Albin Kurti përveç që i ka bërë armiq SHBA-të ka arrit për një kohë të shkurtë ta shpërndaj te përkrahësit e vet fanatik gjuhën e cila në disa nuanca ngjan me gjuhën që serbët përdornin kundër SHBA-së e NATO-s”, ka shkruar ai.

Sipas tij, një ditë të gjtihë do të turpërohen nga këto veprime.

“Një ditë do të turpërohen të gjithë ata që kanë votuar këto gjallesa në krye të VV-së, por frikohem që ka me qenë vonë. 1. 1999-Regjimi i Millosheviqit: ” NATO agresori bombardovali most…..”, (Përkthimi: Agresori NATO bombardoj urat….) ….pastaj pasonin komentet duke fyer SHBA-në; 2. 2024-Regjimi të Kurtit edhe pak ditë i ka mbet të thotë: Agresori NATO spo lejon me hap urën….. ….e komentet e militantëve të VV-së kundër SHBA-së tashmë dihen…”, ka shkruar ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published.