U arrestua për rastin Brezovica, kjo është arsyeja e lirimit të asamblistit të VV’së Berat Lahut
Asamblisti i Vetëvendosjes në Prishtinë, Berat Lahu, është liruar nga praburgimi.
Sipas avokatit të tij, Valdrin Behrami, Lahu është liruar për arsye shëndetësore dhe sepse kanë përfunduar procedurat hetimore.
“Gjykata ka shpallur aktvendimin për lirimin e Berat Lahut. Ai do të lirohet sot në orën 13:00. Ai është liruar për arsye shëndetësore dhe sepse kanë përfunduar procedurat hetimore”, tha Valdrin Behrami.
Ai tha se Lahut dhe të dyshuarve tjerë në rastin “Brezovica” i është caktuar masa e ndalimit për t’iu afruar vendit ose personit të caktuar.
Lahu dyshohet për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit”.