Autoriteti zviceran: Aeroplani që ishte nis për në Gjenevë shmangu përplasjen me veturën në Aeroportin e Prishtinës

Media zvicerane sda.ch, ka raportuar se një aeroplan Airbus A320 Easyjet ka shmangur përplasjen me një makinë në aeroportin ndërkombëtar në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë.

Sipas raportimit, automjeti i aeroportit ndodhej në pistë kur avioni po nisej për në Gjenevë, teksa thuhet se, ngjarja ka ndodhur më 20 qershor.

Kështu thuet në një deklaratë e publikuar të premten nga Bordi Zviceran i Hetimit të Sigurisë (Sust).

Airbus me regjistrim zviceran HB-JXF mori lejen për t’u ngritur nga pista 35 pak pas orës 17:00. dhe ishte rrugës për në Gjenevë.

Sipas deklaratës në të njëjtën kohë, në anën tjetër të pistës ndodhej një automjet i aeroportit, teksa avioni fluturoi mbi makinë në një lartësi të mjaftueshme, kështu bëri që të shpanget përplasja me makinën.

Në njoftimin e dhënë nga Sust nuk thuhet se sa njerëz ishin në bordin e avionit në momentin e incidentit, kurse Airbus-i në fjalë ka hapësirë ​​për 186 pasagjerë.

Po ashtu thuhet se komisioni përgjegjës i aviacionit të Kosovës ka hapur një hetim.

Leave a Reply

Your email address will not be published.