Në llogarinë e saj në Facebook, Balje shkroi se policja në fjalë ka 19 vite që shërben në Policinë e Kosovës. Tutje, ajo tha se Qela e ka raportuar rastin në Inspektoratin Policor të Kosovës, por se asgjë nuk ka ndryshuar pasi nuk ka marrë përgjigje.
Kryetarja e SDU-së, njëherësh deputete e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, ka publikuar fotografi me një police boshnjake të quajtur Milhata Qela, për të cilën thotë se është në gjendje të rëndë si rezultat i ngacmimit psikologjik nga komandanti i stacionit policor të Graçanicës, Bratislav Trajkoviq.
“Ka qenë një police e quajtur Milhata Qela, boshnjake, e cila ka 19 vjet që punon në shërbim. I shqetësuar, duke qarë, i frikësuar, me një gjendje dukshëm shumë të keqe dhe e gjithë kjo si rezultat i ngacmimit psikologjik nga komandanti i stacionit policor të Graçanicës z. Bratislav Trajkoviq. Edhe pas raportimit në IPK me inspektoren S.D., asgjë nuk ka ndryshuar sepse ajo as nuk ka marrë përgjigje”, shkroi Balje.
Ajo tutje kërkoi nga institucionet kompetente; Policia, Inspektorati Policor dhe ministria, që të bëjnë përpjekje për ta hetuar këtë rast dhe që ngjarje të tilla të mos përsëriten.