Kështu është shprehur Kurti gjatë takimit në Forumin Ekonomik “Global Connect 2022”, të mbajtur në Shtutgart, duke shtuar se vendi ynë ofron ambient të favorshëm për investitorët e huaj.
Në fjalën e tij, ai ka folur edhe për kapitalin njerëzor që ka Kosova.
“Me dy të tretën e popullatës nën moshën 35-vjeçare, fuqi punëtore të talentuar dhe të motivuar dhe që flet gjuhë të huaja, Kosova paraqet një mundësi shumë të mirë për bizneset gjermane”, ka theksuar Kurti.
Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Kosova paraqet një mundësi e mirë për bizneset gjermane.
Me këtë rast, ai u bëri ftesë përfaqësuesve të bizneseve që të vizitojnë Kosovën.
Global Connect është një forum ekonomik për eksport dhe ndërkombëtarizimin e ndërmarrjeve në Gjermani, të cilat janë të interesuara për zgjerimin e veprimtarisë së tyre kryesisht jashtë vendit.
Ai është forumi i vetëm i këtij formati në Gjermani dhe ofron mundësinë e ndërlidhjes së afaristëve dhe krijimin e kontakteve të reja. Në kuadër të Forumit, Kosova do të ketë shtandin e vet për të prezantuar mundësitë e saj për investitorët gjermanë dhe të tjerë.