Tre të rinj shqiptarë janë arrestuar ditën e djeshme nga policia italiane pasi akuzohen se kanë përdhunuar në grup një 23-vjeçare nga Haiti.
Rrahje, kafshim dhe përdhunim në grup. Ata madje e kanë filmuar të gjithë ngjarjen.
Dymbëdhjetë orë përdhunim dhe dhunë brutale. Mediet italiane kanë publikuar ditën e sotme detaje tronditëse nga ngjarja.
Këto janë akuzat që rëndojnë ndaj shqiptarëve të moshës 21, 23 dhe 29 vjeç.
Ngjarja ka ndodhur në një dhomë moteli. Njëri prej tyre ndodhet në burg pasi akuzohet edhe për një vrasje të ndodhur më 23 tetor në Cornaredo pranë një lokali.
Viktima 23-vjeçare me origjinë haitiane është tronditur aq shumë sa nuk kishte mundur të kërkonte ndihmë as nga karabinierët.
Detajet që dalin nga hetimi janë rrëqethëse dhe ofrojnë një rrëfim shqetësues.
Sipas asaj që u rikonstruktua nga prokurorja Rosaria Stagnaro tre të rinjtë e kishin takuar viktimën në një lokal në Corso Comi në Milano.
Milano Today raporton se njëri prej shqiptarëve ishte larguar me të pasi kishte rënë dakord për marrëdhënie seksuale me pagesë.
Në vend të kësaj ai e çoi në një motel në Cornaredo. Ku iu bashku dhe vëllai me kushëririn e tij.