“Zhvarrimi ende nuk është duke u zhvilluar. Kemi informacione të besueshme nga disa burime se në këtë liqen ka një varrezë masive prej 80 deri në 100 persona, dhe prandaj ajo që po bëjmë janë hetime dhe kontrolle paraprake”, shtoi Fazliq.
Instituti për persona të pagjetur filloi kërkimin në liqenin pranë minierës Vihoviq në Mostar të Bosnje e Hercegovinës, pasi dyshohet se ekziston një varrezë masive e të vrarëve në luftën e vitit 1993.
“Jemi duke kontrolluar liqenin në minierën e Vihoviqit, zhytësit tashmë janë zhytur dhe jemi duke i pritur”, tha për Bljesak.info, Emza Fazliq, zëdhënëse e Instituti për Persona të Zhdukur të Bosnjës dhe Hercegovinës, duke shtuar se në terren kanë dalë ekipet e zhytjes, alpinizmit dhe agjencia shtetërore për hetim dhe mbrojtje.
Institut za nestale osobe u utorak ujutro započeo je pretraživanje jezera na rudniku Vihovići u #Mostar, pod sumnjom da se u njemu nalazi masovna grobnica poginulih u proteklom ratu u BiH. pic.twitter.com/gQj6LXAnDf
— Bljesak.info (@Bljesak) November 15, 2022
“Po bëjmë kërkimin e parë për të parë nëse do t’i gjejmë ato viktima që kemi informacione se janë atje dhe që janë vrarë në Mostar në vitin 1993. Pra, bëhet fjalë për banorët e Mostarit në numrin më të madh të rasteve”, tha ndër tjera ajo.
Dyshohet se gropa e Vihoviqit është një nga vendet ku janë varrosur pjesëtarët e korpusit të 4-të të Ushtrisë së BeH-së, të zhdukur në vitin 1993.