Ish-ushtaraku tregon se çfarë mesazhi dërgoi KFOR-i te Qeveria e Kosovës për Urën e Ibrit

Ish-ushtaraku Hysen Gecaj, ka thënë se shtimi i numrave të pjesëtarëve të KFOR-it, në Urën e Ibrit, ishte mesazh për Qeverinë e Kosovës që të ketë kujdes sa i përket veprimeve të saja.

Gecaj tha se KFOR-i vepron në bazë të rezolutës 1244, dhe se nuk i jep llogari Qeverisë.

“E kanë bë një ushtrim të vogël, demonstrim se si do pozicionohen në rast se do ketë turma. Ishte provë gjenerale si do vepronin. Qëllim kishte si mesazh t’i tregohet Qeverisë të ketë kujdes me pjesën tjetër, sepse me atë pjesë me urën ka punë faktori ndërkombëtar dhe jo Qeveria. Ata veprojnë na bazë të rezolutës 1244, nuk i japin llogari Qeverisë”, tha ai.

Tutje Gecaj tha se KFOR-i është i informuar më mirë se Qeveria e Kosovës për aspektin e sigurisë në vend dhe rajon.

“Ata e kanë një vizion të gjanë të aspekteve të sigurisë në Ballkan i dinë gjërat më mirë se ne, jo pse janë më të mençur, por kanë resurseve të mëdha teknike e profesionale, kanë kontakte me NATO-n dhe shtetet e fuqishme”, tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published.