Haradinaj godet Osmanin, Kurtin e Gërvallën: Kur e përmendni ju Rugovën, atij

Ramush Haradinaj, kryetar i AAK-së, ka komentuar zbulimin e shtatores së ish-presidentit Ibrahim Rugova në Podujevë.

Sipas Haradinajt, kjo ishte një luftë e pakompromisë e kryeministrit Albin Kurti, presidentes Vjosa Osmani dhe ministres Donika Gërvalla për “elektoratin rugovist” në Podujevë.

“Luftë e pakompromis e Vjosës, Albinit dhe Donikës për elektoratin rugovist në Podujevë. Secili, në formën e vet të mashtrimit, pretendon se çmon vlerat e Presidentit Rugova”.

“Përderisa Albini dhe Donika, për të gjallë të tij, nuk e kanë fshehur urrejtjen dhe mosrespektin ndaj tij, Vjosa, si më e reja, përveç retorikës së pasur pro-rugoviane, asgjë rugoviste nuk ka. Lirisht, njeriu mund të konkludojë se qasja e të treve ndaj politikëbërjes dhe vlerave për të cilat ka qëndruar Prof. Dr. Ibrahim Rugova, ka qenë aq e ultë sa që sa herë e përmendin Rugovën, atij i rrotullohen eshtrat në varr”, ka shkruar ai

Leave a Reply

Your email address will not be published.