Emisari special i BE-së, Miroslav Lajcak, është lajmëruar në rrjetin social “X” pas dështimit të takimit trepalësh në Bruksel në mes të Kosovës dhe Serbisë.
Lajcak ka shkrehur zhgënjimin e tij që s’kanë arritur të adresojnë çështjet më kryesore në një takim trepalësh gjatë ditës së sotit në Bruksel.
Ndërkohë është shprehur i gatshëm që t’i presë palët në Bruksel gjatë javëve në vazhdim.
“Prita sot në Bruksel dy kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë dhe delegacionet e tyre për takime të ndara. Më vjen keq që nuk i trajtuam çështjet më urgjente në një format trepalësh sot. Unë mbetem në dispozicion të Palëve dhe do të vazhdojmë në javët në vijim”, ka thënë Lajcak.