Avokati serb: Në Serbi sulmi i Banjskës po përkujtohet si akt heroik, Vuçiq do që ta ruajnë urrejtjen për konfliktet e ardhshme

Avokati serb Çedomir Stojkoviq ka shpërndarë një stendë përmes së cilës në Serbi po përkujtohet sulmi i para një viti në Banjskë të Zveçanit, ku u vra rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.

“Në përvjetorin e sulmit terrorist në Kosovë/Banjskë të organizuar nga Aleksandar Vuçiq, në Serbi ai sulm festohet si akt heroik, organizuar nga partia në pushtet: ‘Të kujtojmë! Lavdi heronjve nga Banjska’”, shkroi ai në një postim në “X”.

“Qëllimi është i njëjtë me atë kur udhëheqja palestineze e feston terrorizmin e Hamasit: ta ruajë urrejtjen për konfliktet e ardhshme”, shtoi Stojkoviq.

Sot u bë një vit prej kur paramilitarët serbë e sulmuan Policinë e Kosovës në Banjskë të Zveçanit.

Krerët e shtetit në Kosovë thonë edhe bashkësia ndërkombëtare e di se sulmi u bë me urdhër politik të Aleksandar Vuçiqit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.