Milaim Zeka në një vjetorin e sulmit terrorist në Banjskë, vjen me akuza për Albin Kurtin e Xhelal Sveçlën

Gazetari Milaim Zeka ishte i ftuar në emisionin N’pikë, në DTV.

Ai duke folur për 1 vjetorin e sulmit terrorist në Banjskë, thotë se është një situatë që i konvenon Aleksandër Vuçiqit dhe Albin Kurtit.

Sipas tij, Vuçiqi nuk mundet me qëndru në pushtet asnjë ditë pa folur për Kosovën.

Ndërsa për Kurtin shton se ka arritë që Serbinë ta bëj mike të SHBA-së dha hera e parë që bashëksia ndërkombëtare e fajëson Kurtin për mos arritje të rezultateve Kosovë-Serbi.

Ai ka kritikuar edhe minsitrin Xhelal Sveçla për kritikat e tij ndaj Prokurorisë e cila ngriti aktakuzë kundër grupit të Banjskës.

Ai shton se po të mos ishin amerikanët nuk do të ishin vrarë tre policët serbe dhe ne nuk do të shpëtonin me vetëm në polic të vrarë të Kosovës, pasi sipas tij, do të vriteshin më shumë nga terroristët.

Leave a Reply

Your email address will not be published.