Ambasadori i Suedisë: Jam i zhgënjyer me dialogun që s’po ecë para

Ambasadori i Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund është shprehur i zhgënjyer me ngecjen e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Westerlund ka thënë se Qeveria e Kosovës duhet të fokusohet në dialogun e brendshëm duke ndihmuar në përmirësimin e kushteve të komuniteti serb në veri të Kosovës.

“jam i zhgënjyer me normalizimin e dialogut i cili nuk po ecën përpara dhe për këtë arsye mendoj që është thelbësore që të kemi dialog kombëtar apo dialog vendor për t’u përqendruar tek çështjet e vërteta qeveria të ofrojë shërbime. Shembull: Pastrimi i lumit Ibër, pastaj restaurimi i fushës së futbollit në Leposaviq, pra është mirë që të kemi këtë dialog të brendshëm”, ka thënë ambasadori Westerlund.

Leave a Reply

Your email address will not be published.