Bllokimi i urës që lidh Kosovën me Serbinë, flet Veton Elshani

Ura që lidh Kosovën dhe Serbinë mbi liqenin e Ujmanit është bllokuar pjesërisht nga Policia e Kosovës.

Zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka thënë se ajo zonë ka qenë dhe vazhdon të jetë zonë e kontrabandës.

Elshani thotë se policia kufitare i ka vendosur disa bllokada, zig-zag, ku kamionët nuk do mund të kalojnë, ndërsa veturat po.

“Ka qenë dhe vazhdon të jetë zonë e kontrabandës, për arsyee të zonës që është e papërshtatshme edhe për lëvizje sepse nuk ka rrugë të mirështruara. Kjo është në vazhdën e punës tonë, në fakt punës së policisë kufitare që ka bllokuar dhjetëra rrugë ilegale që çojnë në drejtim të Serbisë dhe që janë përdorë nga kontrabandues,” ka thënë Elshani.

Se a ka pika statike të policisë që bëjnë kontrolle rutinore, Elshani thotë që “ka patrullime të shtuara” dhe mënyra të tjera që policia e kontrollon atë zonë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.