Vjosa më e fortë se Albini në SHBA? Eksperti zbulon prapaskenat

Artur Meçollari, ish-komandant i Forcave të Armatosura komentoi në emisionin Balkan Talks takimet e krerëve të shtetit të Kosovës, kryeministrit Albin Kurti dhe presidentes Vjosa Osmani në SHBA.

Sipas tij, Kurti mund të duket i lënë mënjanë ose i nënvlerësuar në dukje por me rëndësi është objektivi i arritur nga koordinimi i veprimtarisë së dy liderëve me partnerët ndërkombëtarë, në sajë të të cilëve sot Kosovë është më e sigurt.

“Kurti nuk është i lënë mënjanë, por prezenca e tij nuk është në Asamblenë e OKB ku Kosova përfaqësohet nga presidentja, Kurti ka marrë pjesë vetëm në samitin e së ardhmes me një axhendë plotësisht të përcaktuar dhe si shtojcë e asamblesë. Në një pikëpamje Osmani është thirrur në darkën e Biden si përfaqësuese e delegacionit, asnjëherë nuk thirren të dy.

Jemi në një situatë që ka një lloj neglizhence ose nënvlerësimi në dukej të Kurtit gjë që ka ndodhur periodikisht; ai ka qenë nën sanksione nga SHBA dhe BE, port unë nuk shoh retorikën, por objektivat e përbashkëta, në 1 vit pas Banjskës objektivat e Kosovës, SHBA dhe KFOR janë realizuar; Kosova sot është më e sigurt, i janë hequr Serbisë të gjitha mundësitë për të destabilizuar Kosovën. Në këtë situatë, kur palët koordinojnë aksionet, ndërkombëtar nuk do të oksigjenonin destabilizimin në Serbi”, tha Meçollari.

Leave a Reply

Your email address will not be published.