Kryeministri i vendit, Albin Kurti, gjatë qëndrimit në Nju Jork ka vizituar ekspozitën e artistit Petrit Halili të titulluar “Abetare”.
Kurti për artistin Halili shkruan “vepra e tij dhe audienca e saj tejkalon kufijtë, duke e bërë kështu Petritin ambasador kulturor i historisë dhe vendit tonë”.
“Ekspozita e titulluar “Abetare” sjell rrëfimin individual e kuptimplotë të Petritit. Historia e viteve të ‘90-ta prezantohet përmes skulpturave metalike të cilat sjellin kujtesën kolektive dhe fuqinë imaginative të brezave të nxënësve, jetët e të cilëve u shënuan nga ngjarje traumatike gjatë luftërave në Ballkan”.