Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka njoftuar se shefja e këtij dikasteri Donika Gërvalla-Schwarz, do të marrë pjesë në 10-të vjetorin e formimit të koalicionit global për luftimin e ISIS-it, në SHBA.
Në njoftimin e lëshuar thuhet se kjo pjesëmarrje u mundësua me ftesë të Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken.
“Me ftesë të Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken, Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla po merr pjesë në takimin e 10-të vjetorit të formimit të koalicionit global për luftimin e ISIS-it”, thuhet në njoftim.