/

Mosekzekutimi i pagave, ja kur pritet të dalin rrogat për shërbyesit civil

Deputetët nga partitë opozitare në Kosovë kanë shprehur shqetësimet e tyre lidhur me vonesat në ekzekutimin e pagave për shërbyesit civil, duke akuzuar qeverinë për papërgjegjshmëri dhe shkelje të ligjeve. Derisa kritikuan qeverinë për këto veprime, kanë shtuar se edhe vendosja e një ushtrues detyre në këtë dikaster është e paligjshme. Në anën tjetër, nga pozita thonë se sipas ligjit sot është afati dhe do të kryhet. KosovaPress ka dërguar pyetje edhe tek Ministria e Financave lidhur me ketë çështje, mirëpo, të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje deri në publikimin e këtij artikulli.

Leave a Reply

Your email address will not be published.