Knaus rikthen çështjen e Kosovës në KiE: Qëndrimi i Gjermanisë dhe BE-së një nga gabimet më të mëdha në vitet e fundit

Drejtori i Institutit ESI, Gerlad Knaus, që ka qenë i përfshirë në mënyrë aktive gjatë kohës kur Kosova po bënte përpjekje për anëtarësim në Këshillin e Evropës, është përfshirë në një diskutim për këtë çështje të ngritur nga gazetari, Michael Martens.

Knaus ka thënë se qëndrimi i Gjermanisë për të mos përkrahur kërkesën e Kosovës për anëtarësim, ka qenë një ndër gabimet më të mëdha të Gjermanisë dhe politikës së BE-së në vitet e fundit.

Sipas tij, është minuar edhe roli i Asamblesë Parlamentare duke injoruar konsensusin mbi partiak, duke mos e vendosur fare çështjen e Kosovës as në agjendë.

“Minoi besueshmërinë e të gjitha proceseve evropiane të bazuara në merita. PACE kishte vlerësime të detajuara të meritave nga raportues të ndryshëm – Gjermania dhe qeveritë e tjera i injoruan këto”, ka shkruar Knaus.

Ai ka thënë se anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës do të ishte në të mirë të të gjithë qytetarëve të Kosovës, përfshirë minoritetet.

“Ky gabim mund dhe duhet të korrigjohet”, ka përfunduar Knaus.

Leave a Reply

Your email address will not be published.