Si pasojë e një aksidenti mes dy automjeteve në autostradën “Ibrahim Rugova”, ka mbetur i vdekur një person.
Rastin për Klankosova.tv, e konfirmoi zëdhënësi i policisë, Bajram Krasniqi.
Krasniqi shton se trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion.
“Lidhur me informatën e parë për aksidentin në autostradë, tashmë nga njësia policore është pranuar informata se, ekipi mjekësor ka konstatuar se një person i përfshirë në aksident është pa shenja jete”, tha Bajrami.