Selmanaj: LDK-ja më e gatshme se kurrë për zgjedhjet e 9 shkurtit, tranzicionit politik po i vjen fundi

Deputeti nga radhët e LDK-së, Driton Selmanaj është shprehur se partia e tij është më e gatshme se kurrë për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Ndër të tjera, ai shton se me qeverisjen e fundit, ka ardhur dhe fundi i tranzicionit politik në Kosovë.

“Unë mendoj se qeveria aktuale ka dalë përtej pritjeve tona për së keqi, ne e kemi ditur që nuk munden, e kemi ditur që nuk dinë, kanë narrative populiste, pabaza e të paqëndrueshme, por nuk e kemi menduar se mund të shkojnë deri kaq, të demoluar në çdo aspekt. Jemi te sanksionuar, izoluar të demoluar”, tha deputeti.

“Por me punën që e ka bërë LDK-ja, me kandidatë për kryeministër, Lumir Abdixhikun, i cili besojmë se do jetë kryeministër i ardhshëm i Kosovës, mendojmë se jemi të gatshëm të marrim përgjegjësinë dhe një herë. Kemi dijen, potencialin, eksperiencën”.

“LDK-ja është me e gatshme se kurrë që t’iu hyjë këtyre zgjedhjeve. Mendoj se me qeverisjen e fundit të Albin Kurtit, po e shoh dhe fundin e një tranzicionit politik në Kosovë”, u shpreh Selmanaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published.