Aksidenti me tre të vdekur te Badovci: Zbardhet shkaktari që çoi në tragjedinë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se tre persona kanë vdekur si pasojë e një aksidenti në rrugën Gjilan-Prishtinë mbrëmjen e së shtunës.

Viktimat janë identifikuar si Rifat Pacolli, Ardit Gashi dhe një i ri tjetër, Shpat, për të cilin ende nuk është konfirmuar mbiemri për shkak të mungesës së dokumenteve identifikuese.

Dyshohet se shkaktari i këtij aksidenti ishte mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës dhe se dy trupat e viktimave u gjetën në ujë, ndërsa tjetri u gjet i mbyllur në veturë.

Lajmin e ka bërë të ditur për Insajderin zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka thënë se viktimat kanë vdekur në vendngjarje.

“Mbrëmë rreth orës 23:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Gjilan – Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident, ka qenë i përfshirë, një automjet në lëvizje. Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të vdekur tre persona. Vdekjen e viktimave e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Aktualisht policia ka nisë një hetim për zbardhjen e rrethanave që kanë quar deri te ky aksident trafiku”, tha Ahmeti.

Leave a Reply

Your email address will not be published.