Buzhala: Sot e kam angazhuar avokatin, brenda javës e dorëzojmë padinë ndaj këtij ministri

Gazetari Berat Buzhala njofton se gjatë kësaj jave do ta padisë ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

“Sot kam angazhuar Besnik Berishën, avokatin tem. Brenda javës do të dorëzohet padia. Nuk është kësi premtimi që thuhet e s’bahet kurrë. Ka me pas padi për Xhelalin”, tha Berat Buzhala.

Buzhala u shpreh se ministri Sveçla është “sherrbudallë”.

Ndryshe, Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, në panelin për politikat e mbrojtjes dhe sigurisë të organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje ndërsa ka folur për ndërtimin e nënstacionit policor në veri, pretendoi se derisa po shikonin shpronësimin e perimetrit të sigurisë të stacionit policor, kanë parë se pronarë të parcelës figuronin biznesmeni serb i sanksonuari nga SHBA-ja Zvonko Veselinoviqi e biznesmenët kosovarë Bujar Musa e Akan Ismajli (ky i fundit ka qenë edhe ish-ambasador në Shtetet e Bashkuara të Amerikës) dhe gazetari Berat Buzhala.

Ky i fundit, tha se pronë në emër të tij ka vetëm në Prishtinë.

“Krejt çka kam në emër timin është në Prishtinë. Në Çabiq kam pronësi bashkësi familjare”, vijoi Buzhala.

Leave a Reply

Your email address will not be published.