“Në këtë seancë, Bordi i ZRRE-së ka shqyrtuar vlerësimin përfundimtar ne lidhje me gjetjet e prezantuara nga stafi profesional i ZRRE në raportet e Monitorimit dhe ka miratuar propozimin për masat administrativë me gjobë për KESCO ne vlerën prej 8,4mil€ dhe për KEDS ne vlerën prej 2,7mil€”, thuhet në njoftimin e ZRrE-së.
Sipas njoftimit, në mbledhjen e mbajtur sot, bordi i ZRrE-së shqyrtoi edhe raportet fillestare të të KOSTT-it dhe KEK-ut, ku pas shqyrtimit, janë gjetur shkelje dhe raporti i është dërguar palëve për të ofruar komentet e tyre.
Bordi i ZRrE-së ka miratuar dy kërkesa për licencë të furnizimit me shumicë të energjisë elektrike si dhe ka miratuar parametrat rregullator për KOSTT dhe KEDS për periudhën 2023-27.
Ti kurrë nuk do ta humbëesh epshin tënd përsëri. Provoni këtë!
Rita lajmërohet nga Zvicra, e veshur ngushtë dhe sportive na njofton me ‘b…
Më tej, bëhet e ditur se bordi ka miratuar 14 kërkesa për marrje të autorizimit për ndërtimin e paneleve solare për vet-konsum, nga të cilat 9 janë dorëzuar nga persona fizik dhe pjesa tjetër ndërmarrje të ndryshme me gjithsej 503kË.
“Pjesë e shqyrtimit nga Bordi kanë qenë edhe disa ankesa të konsumatorëve dhe çështje të tjera që ndërlidhen me funksionimin e sektorit si dhe të Zyrës së Rregullatorit për Energji”, thuhet në njoftim.