Ramush Haradinaj, kryetar i AAK-së, ka folur në seancën e jashtëzakonshme të thirur nga opozita në lidhje me bisedën në mes Mimoza Kusari-Lilës, shefe e grupit parlamentar të VV-së, dhe Milan Radoiçiqit, atëbotë i sanksionuar nga ShBA-ja dhe i arratisur nga drejtësia kosovare, pasi dyshohej për vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviq.
Haradinaj ka thënë se ka pasur marrëveshje në mes Listës Serbe dhe VV-së për t’i larguar veteranët nga paga minimale.
Pastaj Haradinaj e përsëriti akuzën e rëndë ndaj kryeministrit Albin Kurti.
“Marrëveshje Lista Serbe dhe Vetëvendosje për me i largu veteranët, kategoritë e lirisë, mos me u përfshi në pagëm minimale e ka bë Albin Kurti me Radoiçiqin. Unë nuk them me Radoiçiqin, por me Vuçiqin. Mos harroni këtë, këtu dal te ajo që po ju them çdo herë që Kurti është spiun i Serbisë, është njeri i Serbisë” – tha Haradinaj.