Arrestohet i dyshuari për vrasjen e irakianit afër Vërmicës

Pas hetimeve të gjata mbi vrasjen e një shtetasi irakian, që ndodhi më 18 qershor 2022 në afërsi të Vërmicës së Prizrenit, Policia e Kosovës ka bërë të ditur sot arrestimin e të dyshuarit, një shtetas sirian. I dyshuari u kap sot në mëngjes në rajonin e Pejës dhe u dërgua në stacionin policor të Prizrenit për t’u përballur me drejtësinë.

Gjatë intervistimit në prani të avokatit të tij mbrojtës, i dyshuari vendosi të mbrohet në heshtje. Sipas njoftimeve zyrtare, veprimet janë ndërmarrë në koordinim të plotë me Prokurorin e Shtetit, i cili ka lëshuar një aktvendim për ndalimin e tij për 48 orë. Hetimet mbi këtë vrasje të rëndë janë ende në proces.

Leave a Reply

Your email address will not be published.