Sindikata e Policisë: Po përhapen informacione të pasakta që po njollosin reputacionin, do të mbrohen të drejtat e çdo polici

Sindikata e Policisë së Kosovës ka shprehur shqetësimin e saj për siç thonë lidhur me rastet e fundit që po qarkullojnë në media dhe përhapjen e informacioneve të pasakta që synojnë të njollosin reputacionin e Policisë së Kosovës dhe të anëtarëve të saj.

Në reagimin e Sindikatës thuhet se Policia e Kosovës është e përkushtuar për mbrojtjen e ligjit, rendit dhe territorit të Republikës së Kosovës, dhe veprimet saj janë gjithmonë në përputhje me standardet më të larta të profesionalizmit dhe etikës.

“Akuzat e pabaza dhe keqinterpretimet në lidhje me veprimet e Policisë dëmtojnë rëndë imazhin e Policisë së Kosovës dhe minojnë besimin e qytetarëve në institucionet e rendit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.