/

Ndërgjegjësim në rritje ndaj kancerit të gjirit, 52% e rasteve u diagnostifikuan në fazën e hershme

Klinika e Onkologjisë në QKUK, ka trajtuar 335 raste me kancer të gjirit gjatë 9 muajve të parë të vitit 2024, prej të cilave 332 janë gra dhe 3 burra, apo 22% të rasteve të sëmundjeve malinje të regjistruara deri në muajin shtator.

Një aspekt pozitiv është se 52% e rasteve janë diagnostikuar në fazën e hershme (stadet I dhe II), çka tregon për ndërgjegjësimin në rritje ndaj kancerit të gjirit në Kosovë, thotë Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës.

Të gjithë pacientet janë trajtuar në Klinikën e Onkologjisë, sipas protokolleve ndërkombëtare, me barna; si citostatikë, terapi biologjike, hormonale, terapi të mençur, dhe radioterapi me teknika si IMRT dhe C-RAD.

Trajtimi përfshin fazat neoadjuvante ( lloj i trajtimit që jepet para operacionit, zvogëlon tumorin), adjuvante (trajtimi pas ndërhyrjes kryesore, si operacioni për të ulur rrezikun e rikthimit të kancerit). Si dhe metastatike, (kancer që përfshinë dhe pjesë të tjera, i shpërndarë).

Klinika e Onkologjisë, ofron shërbime pa lista pritjeje për onkologji dhe radioterapi, si dhe nuk ka referime për trajtim jashtë vendit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.