Ish-ministri i Mbrojtjes, Anton Quni ishte i ftuar në emisionin “n’Pikë” ku potencoi se Qeveria “nuk ka arritur ta planifikojë përfundimin e kontratës së furnizimit me ushqim në mënyrë të duhur”.
Ai tha se me kontraktorin e mëparshëm, Ministria e Mbrojtjes “kishte lidhur një kontratë të ngjashme urgjente mbi 3 herë, për periudha deri në gjashtë muaj, me një vlerë mbi 7 milionë euro, duke u bazuar në procedura të shpallura ekstreme emergjente”.
“Por Kosova nuk ka shpallur gjendje emergjente kombëtare. Ushqimi nuk është një emergjencë e papritur. Është diçka që mund të planifikohet me kalendar dhe me transparencë”, tha Quni.