Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka kërkuar ndërprerjen e seancës për të shkuar para objektit të Radio Televizionit të Kosovës për një konferencë për media pasi akuzoi këtë medium se nuk e transmetoi seancën e sotme.
“Ashtu siç e paralajmëruam edhe më herët si shefa të grupeve parlamentare të partive opozitare, ne tani do ta ndërpresim seancën për një arsye të vetme, që para RTK-së ta mbajmë një konferencë për media dhe t’i adresojmë çështjet të cilat na brengosin jashtëzakonisht shumë”.
“Sjellja e RTK-së karshi opozitës dhe Kuvendit të Kosovës është e patolerueshme. Pra, bllokimi i fjalës, tentimi për ta shmangur nga vëmendja e qytetarit aferën që e ekspozon një grup parlamentar është i papranueshëm. Prandaj, ne do ta ndërpresim dhe si deputetë të opozitës do të shkojmë tani para RTK-së për një konferencë për media”, tha ai.
Tahiri tha se seanca sot nuk vazhdon, por do të vazhdojë një moment tjetër.