Zyrtarja franceze bën një pyetje: Pse s’po publikohet plani franko-gjerman?

Zyrtarja e lartë e Qeverisë së Francës, Lawrence Boone, ka deklaruar se propozimi i Francës dhe Gjermanisë për dialogun Kosovë-Serbi është një “non-paper” dhe kjo është sipas saj, arsyeja se pse nuk po zbulohet përmbajtja.

Kështu u shpreh ajo sot në Shkup në një konferencë të përbashkët me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovacevski,

“Një non-paper është një non-paper dhe përmbajtja e tij nuk zbulohet”, theksoi ajo.

Ajo u përgjigj në pyetjen e një gazetari nëse ai propozim mbështetet “bazuar në vendimin politik për të bombarduar Jugosllavinë apo në ligjin ndërkombëtar”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.