Për të shënuar 25 vjetorin e themelimit të USAID-it, në hapësirat e Klan Arenës u organizua një pritje.
Në mesin e të ftuarve, padyshim se ishte ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffery Hovenier i cili e çmoi shumë punën e organizatës, derisa i kujtoi hapat e parë të krijimit si dhe krejt mision e kryer në Kosovë.
Ndërsa, drejtoresha e USAID-it në Kosovë, Eileen Devitt ka thënë se që nga viti 1999 e deri tash është ndihmuar shumë Kosova.
Kurse, presidentja Vjosa Osmani në pamundësi për të qenë e pranishme, të ftuarve iu drejtua me një video mesazh, nga ku edhe e falënderoi Amerikën për krejt çka bën për kosovarët.
Nga ky organizim u bë e ditur se që gjatë vitit 2025, ky mision në Kosovë do të organizojë disa ngjarje të mëdha e të rëndësishme në Prizren, Pejë, Gjakovë, Graçanicë dhe në Mitrovicë.