Osmani: Kur plagët ishin të freskëta pas luftës, populli amerikan ishte dora që na u zgjat

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka falënderuar USAID-in në Kosovë, në 25-vjetorin e themelimit në Kosovë.

Nisur nga lufta gjenocidale e Millosheviqit, Osmani kujton se dora që iu zgjat popullit të Kosovës, ishte pikërisht dora amerikane.

“Njëzet e pesë vjet më parë, pas luftës gjenocidale të Millosheviqit, kur plagët ishin të freskëta dhe ëndrrat u shkatërruan, një dorë na u zgjat. Ishte dora e miqësisë, dora e partneritetit – dora e popullit amerikan. Sot, ne shohim trashëgiminë e partneritetit tonë me USAID-in në çdo cep të vendit tonë”, shkroi Osmani krahas videos së publikuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published.