Nisja e hetimit ndaj gazetarëve, Çitaku: Është skandal i orkestruar

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar ndaj nisjes së hetimeve nga ana e prokurorisë ndaj gazetarëve Vehbi Kajtazi dhe Lirim Mehmetaj.

Ajo ka vlerësuar se një gjë e tillë përveç se e papranueshme, është edhe skandal i orkestruar.

Në profilin e saj në “Facebook”, Çitaku ka shkruar se gazetarë në Kosovë i mbron Kushtetuta.

“Nisja e hetimeve nga ana e prokurorisë ndaj dy prej gazetarëve më të mirë që ka Kosova, Vehbi Kajtazi e Lirim Mehmetaj, përveç se e papranueshme, është edhe skandal i orkestruar. Tendenca me zhvendosë vëmendjen nga raportimet për instrumentalizimin e AKI-së, si gjenerator i prodhimit të lajmeve kundër gazetarëve, në dëm të emrit dhe karrierës së këtyre të fundit, nuk kalon as sot dhe asnjë ditë tjetër. Në Kosovë ka shumë skandale dhe shumë më shumë zyrtarë që në katër vitet e fundit meritojnë hetime, gjykime dhe dënime. Vehbiun, Lirimin dhe secilin gazetar apo gazetare tjetër, i mbronë Kushtetuta e Republikës së Kosovës. Keqbërësit dhe të korruptuarit JO!”, ka shkruar Çitaku.

Leave a Reply

Your email address will not be published.