Mirena: Regjimi i Kurtit luftën më të madhe e ka pasur dhe vazhdon ta ketë me media

Analisti Ilir Mirena ka reaguar ndaj nisjes së hetimeve nga ana e prokurorisë ndaj gazetarëve Vehbi Kajtazi dhe Lirim Mehmetaj.

Ai ka bërë me dije se pushteti i Albin Kurit luftën më të madhe në këtë mandat e ka pasur me mediat,

Në profilin e tij në “Facebook”, Mirena ka përmendur rastet më të renda ku pushteti aktuale ka sulmua gazetarët.

“Gjate kater vite ne pushtet regjimi i Kurtit, luften me te madhe e ka pasur dhe vazhdon ta kete kunder mediave. Pak dite pasi e paten marr pushtetin derguan policine ne redaksine e kolegeve te Insjaderit, vazhduan me linqime, shpifje ndaj gazetareve prej te gjitha niveleve, kuvend, qeveri e presidence – i quajten mediat ndermarrje e perbashket kriminale – u munduan t’i vnojne drynin Klan Kosoves, huazuan tekste shpifese kunder mediave ne Kosove nga media boshnjake (kunder Periskopi dhe Nacionale), keqperdoren dhe vazhdojne ta keqperdorin televizionin publik qe drejtohet nga nje militant i tyre, angazhuan turli lugati ideologjik, si qiftin e Elvis Hoxhes e Hysamedin Ferajt per te sulmuar mediat, perdorin llumin e qenieve njerezore me profile te rrejshme per te sulmuar gazetaret dhe mediat ne rrjetet sociale, ne te gjitha raportet kredibile te organizatave nderkombetare Kosova u permend per te keq sa i perket lirise se mediave, derisa e sollen punen qe ne raportin e sivjetshem te “Reportereve Pa Kufinje” ne indeksin per lirin e shtypit renditja e Kosoves u perkeqesua per 19 vend me poshte se sa nje vit me pare, e kushedi si si do te jete raporti i vitit te ardheshem….”, ka shkruar ai, duke përmendur rastin e fundit.

“Sot, u njoftuam per skandalin e radhes. Nisjen e hetimeve ndaj kolegeve Vehbi Kajtazi dhe Lirim Mehmetaj, te paditur nga AKI. Shtetet autoritare dhe me tendenca drejt diktatures perdorin te gjitha institucionet per te shtypur kundershtaret dhe fjalen e lire. Te tille e shoh edhe keqperdorimin qe ky regjim po ia ben institucionit te AKI’se per te ngulfatur gazetaret dhe mediat.

Te zhytyr thelle ne keqperdorime, hajni, nepotizem e skandale, sa me shume afron 9 shkurti aq me shume do te shohim veprime te çmendura te ketij pushteti. Jane perpjekje deshperuese per te manipuluar edhe njehere qytetaret e ketij vendi… Nuk do t’ia dalin. As me Vehbiun e Lirimin…”, ka shkruar Mirena.

Leave a Reply

Your email address will not be published.