Gazetari Lirim Mehmetaj ka reaguar ashpër ndaj Ministrit të Bujqësisë, Faton Peci, i cili brenda pak kohe ngriti padi ndaj tij dy herë.
Kësaj here pas reagimit që Mehmetaj bëri mbrëmë kur Peci u zu ngusht në Pressing të T7 për një çështje nepotike, përkatësisht, të punësimit të motrës së zëvendësit të tij në Ministri të Bujqësisë.
Mehmetaj e quajti “kriminel” Faton Pecin.
Postimi i plotë:
Mbrëmë ishin në emisionin Pressing Faton Peci dhe zëvendës-ministri nga lista GUXO, Blerim Gashani.
Aty, ata e pranuan se pikërisht në ministrinë që e udhëheqë Peci është punësuar motra e Gashanit.
Pra, rast i pastër i punësimit familjar, ushtrimit të ndikimit që ta punësojnë motrën në ministri.
Unë normalisht që e shpërndava këtë vepër kriminale, ku shteti shfrytëzohet për akomodime familjare.
Më paska paditë Peci tash mua.
E pse o kriminel?
Padi për çka?