Në një shkrim të ngjyruar terr-e-më-terr ku barazonte çdo kritikë në vend si jo autentike por të Serbisë, Arlind Manxhuka, zëdhënësi i Vetëvendosjes, ka ngjallur reagimin e ish-pjesëtarit të VV-së, Frashër Krasniqi, i cili shkroi se “Albin Kurti ia paska shkru”.
Krasniqi referuar disa pretendimeve plot helm të, supozohet, Manxhukës, ia shtroi disa pyetje?
Postimi i Krasniqit:
Albin Kurti ia paska shkru një status Manxhukës. Por disa sene që s’i paska shpjegu janë:
1. Qysh e mujtët Serbinë ndërkohë që Asociacionin qe e keni pranu në Bruksel e Ohër është ma i keq se ai i 2013-ës?
2. Qysh e mujtët Serbinë, ndërkohë që Kosova është nën sanksione nga shtetet mike, e Serbia po merr investime nga to?
3. Qysh qenka luftë hibride me i publiku përgjimet ku shefilja e grupit t’juj parlamentar koordinohet me Radojçiqin për me i lënë veteranët jashtë pagës minimale?
4. Qysh qenkemi pavarësu nga Lista Srpska dhe Beogradi nëse për me e zgjedhë presidenten keni bë pazar me ta?
5. Qysh qenkemi pavarësu nga Lista Srpska dhe Beogradi nëse edhe për me zgjedhë anëtarë tGkykatës Kushtetuese keni bë pazar me ta?
Çkado që nuk i shpjegon këto pyetje është vec PROPAGANDË.
NËSE DIKUSH I KA SHËRBY DHE VAZHDON ME I SHËRBY INTERESIT TË SERBISË N’KËTË VEND ËSHTË VEÇ ALBIN KURTI DHE QEVERIA E TIJ!