Dosja e Prokurorisë, kjo është arsyeja që dyshohet se u sulmua Gazmend Muhaxheri

Gjykata Themelore e Pejës sot ua ka caktuar nga një muaj paraburgim Driton e Korab Lulajt, të dyshuar për sulmin ndaj kryetarit Gazmend Muhaxheri.

Media  e ka siguruar edhe Dosjen e Prokurorisë, ku bëhet e ditur edhe arsyeja e sulmit ndaj të parit të Pejës.

Sipas dosjes së organit të akuzës, thuhet se të dyshuarit e sulmuan Muhaxherin për shkak të pakënaqësisë që kishin me të.

“Ekziston dyshimi i bazuar se i dëmtuari Gazmend Muhaxheri, është sulmuar për shkak të detyrës së tij si kryetar i Komunës së Pejës, ku për shkak të pakënaqësive të cilat të pandehurit kanë pasur ndaj të dëmtuarit Gazmend kohë më parë”, thuhet në dosje.

Tutje, bëhet e ditur se kryetari komunës së Pejës Gazmend Muhaxheri, dhe të dyshuarit Driton e Korab Lulaj, jetojnë në një distancë jo fort të largët nga njëri-tjetri.

Leave a Reply

Your email address will not be published.