Labinot Tahiri: Nuk jam pjesë e LDK-së

Këngëtari Labinot Tahiri, u raportua se do iu bashkohet Lidhjes Demokratike të Kosovës, por këtë e ka demantuar vetë Tahiri.

Tahiri ka thënë se nuk është pjesë e kandidimit në këto zgjedhje.

‘‘Jo, jo. Nuk jam pjesë e kandidimit në këto zgjedhje, edhe ja paftë hajrin krejt popullata qatyne partive që po dojnë me i votu edhe kandidatët” tha ai.

Ai shtoj se nuk ka pasur asnjë takim me strukturat ose zyrtarët e LDK-së

”Nuk kam pas asnjë takim me LDK-në” tha Tahiri.

Leave a Reply

Your email address will not be published.