“Me ata +55, me neve +224”, Abdixhiku tregon dallimin e rritjes së pagave që në javën e parë të LDK-së në pushtet

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), e udhëhequr nga Lumir Abdixhiku, ka premtuar një rritje të madhe të pagave për punëtorët e sektorit publik, duke ritheksuar zotimin për koeficient prej 150 euro që në javën e parë në krye të Qeverisë.

Ky propozim, nëse zbatohet, do të rriste ndjeshëm pagat e punonjëve të sektorit publik në krahasim me rritjet e fundit nga qeveria aktuale.

Abdixhiku theksoi dallimin në mes të rritjes së fundit të pagave prej 55 euro nga qeveria ekzistuese dhe rritjes së propozuar të LDK-së prej 224 euro për punonjësit e sektorit publik.

Ai përdori mësuesit si shembull, duke shpjeguar diferencën e madhe në paga.

“Mësuesi në Kosovë, sipas ligjit të pagave ka vlerë 5.6. Kjo vlerë shumëzohet me 110 dhe paga e një mësuesi është 616 euro. Kjo është paga që e merr një mësues mesatar në Kosovë. Sipas propozimit të tyre (partisë aktuale në pushtet), kjo vlerë 5.6 rritet në 6.1. Rritet për 0.5 dhe vazhdon të shumëzohet me 110, me vlerën e vjetër të koeficientit, për të marrë pagën prej 671 euro. Një diferencë prej vetëm 55 euro. Sipas propozimit tonë të koeficientit 150, vlera 5.6 shumëzohet me plotë 150 euro. Paga e re e një mësuesi do të jetë 840 euro. 840 me ne, 671 me ta.” – tha Abdixhiku.

Leave a Reply

Your email address will not be published.